Secondary Adv

Autostrada Tiranë-Durrës, në dhjetor hapet segmenti Casa Italia-Nyja e Kasharit

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet në autostradën Tiranë–Durrës, duke deklaruar se segmenti i parë do të hapet për qarkullim deri në fund të këtij viti.

Punimet përparojnë me ritme të shpejta

Balluku tha se kantieri i autostradës Tiranë–Durrës është ndër projektet që po ecin më mirë në vend. Sipas saj, faza e parë e punimeve ka arritur 65% të ecurisë, ndërsa faza e dytë 85%. “Shpresojmë që për festat e fundvitit ta kemi dorëzuar, pavarësisht se afati kontraktual është shtatori i vitit 2026”, u shpreh ajo.

 

Segmenti prej 6 kilometrash, nga Casa Italia deri në mbikalimin e Kasharit, do të përfundojë si autostradë e tipit A, me gjerësi 32.5 metra dhe me katër korsi për secilën drejtim, përfshirë korsinë e emergjencës.

 

Fokus te gjelbërimi dhe arredimi urban

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur përgatitjet për gjelbërimin dhe arredimin urban të autostradës. Balluku theksoi se do të ketë ndryshime edhe brenda tuneleve të Shqiponjës, për të përmirësuar estetikën dhe mikpritjen në hyrjen kryesore të kryeqytetit.

 

Burimi:ScanTV.al


Më të lexuarat